Lojtarët e Union Berlinit heqin dorë nga paga Foto: Reuters

Lojtarët e Union Berlinit heqin dorë nga paga

25 March 2020 19:15

Klubi i Bundesligës gjermane Union Berlin ka njoftuar se lojtarët dhe stafi i skuadrës së parë janë pajtuar të heqin dorë nga paga për të ndihmuar klubin gjatë kësaj krize të shkaktuar nga koronavirusi.

Union Berlini, që po luan në stinorin e parë në Bundesligë, është duke llogaritur humbjet pasi nuk janë luajtur ndeshje në Gjermani që nga 13 marsi shkaku i koronavirusit.

Stinori në Bundesligë nuk po pritet të nisë deri në fillim të majit. Edhe lojtarët në klubet tjera kanë marrë masa të ngjashme, ku ata të Bayern Muenchenit dhe Borussia Dortmundit janë pajtuar për ulje page prej 20 për qind.

“Këto janë rrethana të jashtëzakonshme me të cilat duhet të përballemi. Qëllimi i klubit tonë është futbolli. Menaxhmenti, stafi ynë, stafi i trajnerëve dhe lojtarët kanë punuar fortë në muajt e fundit për të siguruar sukses në Bundesligë. Tash po heqin dorë nga shumë para për të kaluar së bashku këtë krizë. Në emër të gjithë menaxhmentit të klubit, dua të falënderojë për përkrahjen. Si klub, do të kalojmë sfidat së bashku dhe kjo do të ndodhë, nëse punojmë së bashku si familje”, ka thënë presidenti i Unionit. Dirk Zingler në faqen zyrtare të klubit, transmeton Koha.net.

Union Berlini zë vendin e 11-të në renditje me 30 pikë pas 25 ndeshjeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme