Përfundon karantina për lojtarët e Interit

Përfundon karantina për lojtarët e Interit

23 March 2020 17:05

Futbollistët e Interit nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit dhe mund të largohen nga shtëpitë e tyre pas një periudhë të izolimit të plotë.

E tërë skuadra e Interit ishte në karantinë në dy javët e fundit. Karantina për ta ka nisur pas ndeshjes me Juventusin, të luajtur më 8 mars.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se asnjëri prej lojtarëve të Interit nuk ka shfaqur shenja të COVID – 19 gjatë dy javëve dhe tani ata mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të kryer punë të domosdoshme.

Por Interi nuk do të kthehet në stërvitje edhe për një kohë. Futbolli në Itali është i pezulluar pas goditjes së rëndë që ky vend ka pësuar nga koronavirusi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme