Top ligat e Francës në futboll, Ligue 1 dhe Ligue 2, janë pezulluar deri në një njoftim të radhës, kanë njoftuar organizatorët e ligës të premten.
Anulimi vjen pas përhapjes së koronavirusit që në botë ka ndikuar në vdekjen e mijëra njerëzve dhe ka goditur rëndë ekonominë.
Ngjashëm pritet të veprojë edhe Gjermania. Liga e Futbollit ka propozuar anulimin e ndeshjeve nga e marta deri më 2 prill.
Aty thuhet se këtë fundjavë do të luhen ndeshjet, por pa shikues.
Dje, La Liga spanjolle njoftoi për pezullim, ndërsa Premier Liga e Anglisë sot do të mbajë takim urgjent për të vendosur për masat.