Klubi i Bundesligës 2 të Gjermanisë, Hannover 96 ka futur në karantinë gjithë skuadrën për dy javët e ardhshme, pasi lojtari i dytë është diagnostifikuar me koronavirus.
Të mërkurën qendërmbrojtësi Timo Hubers ishte konfirmuar si i infektuar, ndërsa të enjten ka dal pozitiv me virusin edhe Jannes Horn.
Testet e lojtarëve tjerë janë rezultuar negative.
Te Hannoveri është reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija që po ashtu është testuar dhe ka rezultuar negativ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo