Sport

UEFA fton federatat në një takim nëpërmjet videokonferencës të martën

Foto: UEFA

Konfederata e Futbollit të Evropës të enjten ka ftuar përfaqësuesit e 55 federatave anëtare, së bashku me bordin e Ascoacionit të Ligave të Evropës dhe të Ligave Evropiane dhe një përfaqësueses të Asociacionit Botëror të Futbollistëve Profesionist (FIFPro), që të marrin pjesë në një takim nëpërmjet videokonferencës të martën me 17 mars, ka njoftuar UEFA të enjten, transmeton Koha.net.

Në atë takim do të diskutohet reagimi i futbollit evropian ndaj përhapjes së koronavirusit.

Në diskutime do të përfshihen gjitha kampionatet vendore dhe garat evropiane, përfshirë edhe Evropianin 2020.

Shumë liga vendore kanë marrë vendime për të luajtur ndeshjet pa shikues apo për t’i pezulluar ato. Ka presion të madh te UEFA që të shtyjë Evropianin 2020.

Po ashtu disa nga federatat kanë kërkuar që të shtyhen ndeshjet e plejofit për Euro 2020 të parapara të luhen në fund të marsit. Në mesin e atyre federatave është edhe ajo e Maqedonisë së Veriut. Federata maqedonase ka kërkuar që ndeshja e 26 marsit kundër Kosovës e paraparë të luhet pa shikues në Shkup të shtyhet për një datë tjetër.