1 perditesime
Sport

Testi i Mbappes del negativ, sulmuesi nuk është prekur nga koronavirusi

Testi i Mbappes del negativ, sulmuesi nuk është prekur nga koronavirusi
21:34

Testi i Mbappes del negativ, sulmuesi nuk është prekur nga koronavirusi

Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe nuk është i infektuar me koronavirus. Sulmuesi i PSG-së është testuar të martën, pasi ka pasur probleme shëndetësore në dy ditët e fundit.

Por testi ka dalë negativ, ka njoftuar RMC Sport. Mbappe nuk është i infektuar dhe pritet të kthehet shpejtë në fushën e blertë. Media tjera në Francë kanë shkruar se rezultati i testit nuk është publikuar ende, por shenjat janë se ai do të dal negativ.

20:28

Mbappe testohet për koronavirus

Superylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, është testuar të martën për të kuptuar nëse është infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur të martën mbrëma gazeta e madhe franceze, L’Equipe.

Është raportuar që Mbappe nuk ka strvitur në dy ditët e fundit. Sulmuesi i PSG-së është i sëmurë prej të hënës. Si masë paraprake 21-vjeçari është testuar të martën për të mësuar nëse është prekur nga koronavirusi. Rezultatet, sipas L’Equipe, priten sonte apo të mërkurën paradite.