Sport

Zeneli paralajmëron Maqedoninë

Zeneli paralajmëron Maqedoninë

Ylli i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli, përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut, para ndeshjes së play-offit në Ligën e Kombeve.

I sapo kthyeri nga lëndimi, sulmuesi i Reimsit, ka kujtuar legjendën Fadil Vokrri teksa ka thënë se më 26 mars do të luajnë që ta bëjnë krenar Vokrrin dhe kombin shqiptar.