Sport

Reimsi i gëzohet rikthimit të Zenelit

Trajneri i Reimsit, David Guion, ka thënë se rikthimi i Arbër Zenelit në fushë pas lëndimit që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushe është lajmi më i mirë i këtij viti për ekipin e tij, raportojnë të premten mediumet franceze.

Zeneli vikendin e shkuar u aktivizua pesë minuta në ndeshjen kampionale kundër Monacos, në të cilën Reimsi barazoi 1:1, kurse të shtunën (sot) kundër Brestit pritet të ketë minutazhë më të madhe. Shkaku i lëndimit, Zeneli i ka munguar Reimsit në 31 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, transmeton Koha Ditore.

Trajneri Guion ka shtuar se sulmuesi i krahut gradualisht po e merr veten dhe së shpejti do të rikthejë formën që e kishte para lëndimit.

“Lëndimet si ai i Zenelit mund të marrin kohë deri në tetë muaj për t’u shëruar. Kështu që, ai tashmë është kthyer në fushë dhe i duhet minutazhë më e madhe për t’u rikthyer në formë. Por, gjithashtu atij i duhet edhe pak durim. Megjithatë, ne do ta përkrahim në mënyrën më të mirë të mundshme, për shkak se kthimi i tij na ka gëzuar shumë”, është shprehur Guion.

Edhe bashkëlojtari i Zenelit, Tristan Dingome, ka thënë se sulmuesi i Kosovës do të jetë ndihmë e madhe në pjesën e fundit të këtij edicioni te Reimsi....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)