Sport

UEFA largon arbitrat italianë nga lista, shkak koronavirusi

 

Arbitrat italianë nuk do të delegohen nga UEFA për ndeshjet e radhës të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës për shkak të koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur nga sajti italian “Tuttomercatoweb” të premten, që ka shkruar se të gjithë arbitrat italianë janë të përjashtuar deri në vendimin e ardhshëm nga UEFA, si masë paraprake mbrojtëse për përhapjen e koronavirusit.