Ndeshja Feronikeli – Bashkimi e hap xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 17:00, ka njoftuar FBK-ja.
Një ndeshje tjetër e së shtunës pritet të ofrojë basketboll më të mirë. Nga ora 19:00 takohen kampionia në fuqi Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli. Kjo ndeshje luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina të enjten mbrëma emëroi trajnerin e ri, qipriotin Antonis Constantinides, që do të synojë fillim të mbarë. Prishtina është e para në tabelë me 40 pikë, sa i ka edhe Rahoveci në vend të dytë. Vetëm një pikë më pak e ka Golden Eagle Ylli në vend të tretë. Në fakt Ylli ka treguar formën më të mirë këtë vit, por në xhiron e kaluar pësoi nga Peja në shtëpi.
Peja – Rahoveci është kryendeshje tjetër e kësaj jave. Luhet të dielën nga ora 17:00 në palestrën “Karagaçi”. Peja e ka fituar Kupën dhe tani synon edhe titullin e kampionit. Renditet e katërta me 37 pikë, sa i kanë edhe Ponte Prizreni e Bashkimi.
Ndeshja Lipjani – Trepça, që luhet të dielën nga ora 19:00, është e fundit e xhiros së 27-të.