Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vazhdon shkëlqimi i Donçiqit në NBA

Foto: Reuters

 

Fundori slloven Luka Donçiq po vazhdon të shënojë emrin në librat e rekordeve të Dallas Mavericksit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Donçiq të mërkurën mbrëma shënoi dyshifror të trefishtë prej 30 pikëve, 17 kërcimeve e dhjetë asistimeve, ndërsa Dallasi triumfoi në shtëpi ndaj New Orleans Pelicansit me rezultatin 127:123 pas shtesës në NBA.

Donçiq e arriti këtë ndonëse pati një lëndim në gishtin e dorës. Për Donçiqin ishte dyshifrori i trefishtë i 14-të këtë stinor, duke e kryesuar renditjen në këtë statistikë këtë stinor. Po ashtu ishte i 22-i në karrierë. Ai ka thyer rekordin e Jason Kiddit për më së tepërmi dyshifror të trefishtë të shënuar nga një basketbollist i Dallasit.

Basketbollisti letonez Kristaps Porzingis ndihmoi Dallasin me 34 pikë e 12 kërcime.

Te New Orleansi shënuesi më i mirë ishte Brandon Ingram me 27 pikë, ndërsa ylli Zion Williamson realizoi 21 pikë.