Sport

Pse kaq shumë tifozë në Gjermani e urrejnë Dietmar Hoppin

Dietmar Hopp është një sipërmarrës gjerman shumë i suksesshëm. Pas diplomimit në universitet si një inxhinier i certifikuar, Hopp punoi për disa vjet si zhvillues i programeve kompjuterike dhe konsulent i sistemit në kompaninë “IBM”.

Në vitin 1972, ai dhe katër bashkëpunëtorë të tjerë vendosën të largoheshin nga “IBM”, duke themeluar kompaninë e softuerëve “SAP”, ku Hopp shërbeu si kryetar për një dekadë (1988-1998). “SAP” përfundimisht arriti të bëhej grupi i tretë më i madh në botë pas kompanive “Microsoft” dhe “Oracle”.

Hopp u tërhoq nga kompania në vitin 2003, por ai ende mban 5.5 për qind të aksioneve në “SAP”, që në Gjermani ka vlerën më të madhe sa i përket tregut. Hopp 79-vjeçar është një miliarder dhe është një prej personave më të pasur në Gjermani.

Në vitin 1995, ai themeloi fondacionin “Dietmar Hopp”, i cili ka bërë rreth 600 milionë euro në dhurime bamirësie, kryesisht në fushat e sportit, mjekësisë, arsimit dhe shërbimeve sociale. Aktivitetet e fondacionit janë përqendruar në rajonin Kraichgau në Gjermaninë Jug-perëndimore, ku lindi Hopp dhe banon gjithashtu...(gjerësisht në Kohën Ditore)