Ka nisur në Amsterdam ceremonia e shortit për Ligën e Kombeve të UEFA-s për edicionin 2020\2021.
Pjesë e shortit është edhe Kosova, që do të garojë në Ligën C të Ligës së Kombeve. Liga e Kombeve e UEFA-s është garë në të cilën përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur sukses të madh. Kishte fituar grupin në Ligën D dhe kështu siguroi të drejtën të paraqitet në plejofin për kualifikim në Euro 2020.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova është në vazon e dytë për shortin e Ligës C. Në vazon e dytë janë edhe Maqedonia Veriore, Bjellorusia dhe Qipro. Në vazon e parë janë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Gjeorgjia. Në vazon e tretë bëjnë pjesë Estonia, Sllovenia, Lituania dhe Luksemburgu. Ndërsa në vazon e katërt janë Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Moldavia.
Kosova do të jetë në grup me tri përfaqësuese tjera, ndërsa ndeshjet luhen prej 3 shtatorit deri më 17 nëntor të këtij viti.