Sport

Edhe në xhudo anulohen gara nga frika e përhapjes së koronavirusit

Descriptive Text

Kthimi i xhudistes Loriana Kuka në tatami është shtyrë për kohë të pacaktuar. Pas pushimit prej rreth katër muajsh, medalistja botërore është dashur të garojë në garën Grand Prix që prej 6 deri më 8 mars është dashur të mbahet në Rabat të Marokut.

Por kjo garë është anuluar të martën, ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Xhudos. IJF-ja ka njoftuar se vendimi për anulim erdhi për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe situatës së përgjithshme mjekësore në botë.

Në Marok janë marrë masa shtesë parandaluese lidhur me koronavirusin. Qeveria e Marokut ka anuluar apo shtyrë të gjitha garat ndërkombëtare dhe tubimet, duke përfshirë edhe garën e xhudos. IJF-ja të martën pasdite është njoftuar me vendimin e Qeverisë së Marokut.

Në xhudo, ku Kosova është superfuqi, janë anuluar edhe gara tjera. Është anuluar një garë e kadetëve në Zagreb e po ashtu një Kupë Evropiane për seniorë në Zvicër.