Sport

FFK-ja ende pa qëndrim për dënimin e kryetarit të saj

FFK-ja ende pa qëndrim për dënimin e kryetarit të saj

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ende nuk është deklaruar për vendimin e Gjykatës së Apelit që të mërkurën e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Kryetari Ademi dhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu kishin thënë për Kohën Ditore të enjten se do të ketë një deklaratë pas kthimit nga Zuerichu. Por kjo nuk ka ndodhur ende. Dy drejtuesit e FFK-së morën pjesë në disa aktivitete të FIFA-s në Zuerich, në mesjavë.