Shkolla më e re e futbollit “AB Football” do ta nis punën të dielën. Shkolla e futbollit “AB Football” menaxhohet nga trajneri i futbollit Abdyl Bellopoja dhe ish-futbollisti Alban Bellopoja.
Trajneri Bellopoja ka thënë se gjithë puna do të jetë profesionale.
“Ideja dhe qëllimi është që fëmijët të mësojnë lojën e futbollit, sipas metodologjisë përkatëse. Do të ketë edhe teori për të njoftuar fëmijët me 17 rregullat e futbollit, socializim dhe edukatë sportive. Gjithashtu në çdo seancë stërvitore do të jetë prezent edhe fizioterapeuti në shërbim të futbollistëve të rinj”, ka thënë Alban Bellopoja për “Sportin në KTV”.