Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gëzim Rusi operohet me sukses

Sulmuesi i Trepçës ’89, Gëzim Rusi ka kaluar me sukses operimin e hernisë, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit mitrovicas të enjten në Facebook, transmeton Koha.net.

Ende nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë fushës Rusi, por te klubi mitrovicas thonë se do të ndjehet mungesa e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rusi e ka operuar herninë dhe nuk dihet saktë se kur do të kthehet. Por, operimi ka kaluar me sukses dhe të shohim si do t’i shkojë faza e rikuperimet. Ai ka kaluar një prej edicioneve më të mira dhe do të jetë mungesë e madhe për ne. Por, shpresojmë që sa më shpejtë të kthehet në stërvitje”, ka thënë trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi për “Sportin në KTV”.

Rusi këtë edicion ka shënuar dy gola për Trepçën '89 që është në garë për mbijetesë.