Werderi llogarit në largimin e Rashicës Foto: DFB

Werderi llogarit në largimin e Rashicës

27 February 2020 11:08

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann është i vetëdijshëm se koha e Milot Rashicës në klub mund të mbarojë në verë.

Rashica është duke u kërkuar nga klubet e mëdha evropiane.

“Nuk është marrë ende ndonjë vendim dhe nuk kemi negociuar me ndonjë klub. Por, është e qartë se lojtarët që kanë dëshmuar diçka në fushë, duan të marrin hapin e radhës. Duhet të jemi realist për këtë”, ka thënë Baumann për “Deichstube”, transmeton Koha.net.

Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022. Më herët ishte negociuar rinovimi i kontratës, por bisedimet kanë stagnuar pas rënies në formë të skuadrës. Werderi zë vendin e parafundit në Bundesligë.

“Nuk jemi ulur ende gjatë kësaj faze. Situata sportive nuk është në favor tonë. Po të ishim në pozitë më të mirë në tabelë, gjërat do të ishin ndryshe”, ka thënë Baumann.

Rashica ka regjistruar 22 ndeshje këtë stinor, ndërsa ka shënuar dhjetë gola dhe asistuar katër tjerë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme