Klubi hungarez Honved pezullon trajnerin italian shkaku i koronavirusit

Klubi hungarez Honved pezullon trajnerin italian shkaku i koronavirusit

27 February 2020 10:36

Klubi hungarez i futbollit Honved ka pezulluar trajnerin italian Giuseppe Sannino si masë parandaluese, për shkak të përhapjes së kornavirusit në Itali, raporton agjencia Reuters të enjten, transmeton Koha.net.

Italia ka regjistruar më tepër se 400 raste me virusin me orgjinë nga Kina.

“Zëvendësimi i Giuseppe Sanninos dhe ndihmës-trajnerit Alessandro Recenti është i nevojshëm, pasi ata kanë mundur të kenë kontakt me njerëzit që jetojnë në zonat e prekura nga koronavirusi. Honvedi është i përkushtuar t’i adresohet krizës shëndetësore dhe të limitojë përhapjen e epidemisë. Si parandalim, menaxhmenti ka vendosur të angazhojë zëvendësuesit e përkohshëm, duke mbrojtur tifozët, lojtarët dhe kolegët në klub”, është thënë në komunikatë të klubit të elitës hungareze të enjten.

Raportohet se Istvan Pisont do të drejtojë ndeshjen kampionale kundër Diosgyori VTK të shtunën.

Te Honvedi aktivizohet mbrojtësi shqiptar Naser Aliji, derisa te Diosgyori luan reprezentuesi i Kosovës, Florent Hasani.

Italiani 62-vjeçar Sannino, që është emëruar në maj, ka drejtuar disa klube në Itali, si the Watfordin në Angli e Levadiakosin në Greqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme