Ballkani mund të krenohet me rezultatet e arritura në 19 xhirot e deritashme në Superligën e Kosovës në futboll. Falë 12 fitoreve, Ballkani është lider i elitës së futbollit kosovar. Ekipi nga Suhareka deri tash ka tubuar gjithsej 40 pikë, 32 prej të cilave vetëm në fusha me barë sintetik, derisa vetëm tetë pikë i ka arkëtuar në fushat me barë natyral.
Në Superligën e Kosovës janë tri fusha artificiale me barë sintetik, nga 12 sa numëron Superliga. Me barë sintetik janë fusha e Ballkanit, Llapit dhe ajo e Ferizajt. Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka një shpjegim se pse ekipi nuk po ia do në fushat me bar natyral, nëntë sosh sa janë në Superligë.
“Aty ku luhet shpejt ne fitojmë. Në Kosovë kemi fusha që nuk i plotësojnë kriteret e futbollit. Ne e luajmë futbollin më të shpejtë në ligë. Në fusha të mira kemi fituar deri tash, e tash e tutje do të fitojmë në të gjitha fushat, edhe në ato të patateve, që për çudi pranohen nga organet”, ka thënë Munishi të mërkurën për gazetën.
Munishi insiston se aty ku zhvillohet lojë me intensitet të lartë, ekipit i tij Ballkani del gjithmonë fitues. Dhe, mendimin e njëjtë me trajnerin e tij e ndan edhe kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha. Ballkani aktualisht ka tri pikë më shumë se Prishtina e Drita, që ndajnë pozitat dy dhe tre në tabelë.
Berisha thotë se ka dallim mes fushës me barë sintetik dhe asaj me barë natyral. Ai pranon se suharekasit...(gjerësisht sot në Koha Ditore)