Sport

Casemiro: Gjithçka është e hapur

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka thënë se ende është sfida e hapur me Manchester Cityn, përkundër se Reali pësoi 2:1 në shtëpi sonte.

“Përballja është ende e hapur. Ne luajtëm 75 minuta spektakolar kundër një skuadre të madhe. Më pas në vetëm 15 minuta nuk bëmë atë që duhej bërë. Kjo është arsyeja pse u kthyen ata dhe anuluan epërsinë tonë. Ne kemi shumë punë para nesh. Nëse ekziston një skuadër që mund të rikthehet nga një disavantazh i tillë, atëherë është Real Madridi”, ka thënë Casemiro për faqen zyrtare të “UEFA-s”, transmeton Koha.net.