Legjenda e basketbollit Michael Jordan ka qarë derisa ka shprehur respekt për “vëllain” e tij, Kobe Bryant, në ceremoninë në nderim të tij, të hënën.
“Në lojën e basketbollit, në jetë, si prindër, Kobe nuk ka kursyer asgjë”, ka thënë Jordan që ka folur në Staples Center të Los Angelesit. “Ai i ka lënë të gjitha në parket”.
Bryant ka depërtuar në NBA në të nëntëdhjetat, kur ligën amerikane të basketbollit e dominonte Chicago Bulls e Jordanit.
“Ndoshta është befasuese për njerëzit, por ne ishim shokë të ngushtë”, ka vazhduar Jordan. “Të gjithë vazhdimisht kanë dashur të flasin për krahasimet në mes ne të dyve. Unë kam dashur thjesht të flasë për Koben”.
Jordan ka vazhduar të flas me respekt për Bryantin, që humbi jetën në një aksident ajror.
“Ai ka dashur të bëhet basketbollist sa më i mirë. Dhe pasi e kam njohur atë, unë kam dashur të bëhem vëlla i madh sa më i mirë i mundshëm”.
Bryant humbi jetën më 26 janar. Helikopteri me të cilin po udhëtonte ai u përplas, ndërsa të vdekur mbetën edhe disa persona tjerë, duke përfshirë edhe vajzën e legjendës së basketbollit.
Në memorial kanë folur edhe personalitete tjera. Prezent në ceremoni ishin mijëra tifozë e personalitete të njohura.
“Kobe dhe une kemi shtyrë njëri-tjetrin për të luajtur basketbollin më të mirë”, ka thënë Shaquille O’Neal.