Sport

Arteta shpreson se Aubameyang do të qëndrojë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta shpreson të bindë yllin Pierre-Emerick Aubameyang që të qëndrojë në klub.

Aubameyang realizoi të dielën dy gola në fitoren 3:2 të Arsenalit ndaj Evertonit. Ai ka arritur në shifrën e 19 golave këtë stinor. Në total ka 60 gola në 95 ndeshje me klubin londinez.

Është raportuar se Aubameyang po mendon të largohet, pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Reprezentuesi i Gabonit ishte kërkuar nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit.

“Është e vërtetë që klubet e mëdha e pëlqejnë atë. Shpresoj ta bindim atë se ky është vendi i duhur për të. Ai është lojtari ynë më i rëndësishëm. Duhet të bindim atë që të qëndrojë me ne”, ka thënë Arteta, përcjell BBC.