Janë arrestuar 21 persona, ndërsa tre kanë mbetur të lënduar nga incidenti pas ndeshjes në mes të Llapit dhe Ballkanit e zhvilluar të dielën pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Kështu shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.
Në incident, siç shkruan në raportin e Policisë, tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdoruar dhe gjuajtur mjete të forta.
“Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët ‘Besnik Restelica’ dhe ‘Zahir Pajaziti’, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen. Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.
-
Reagon Llapi pas incidentit në stadiumin “Zahir Pajaziti”
-
Plagosen dy persona në Podujevë
-
Dy të arrestuar dhe një i lënduar nga përleshja pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica
-
Katër policë të lënduar në Podujevë, tre persona arrestohen për vrasje në tentativë
-
Rrahje mes disa personave në Prishtinë e Podujevë