Sport

Januzaj realizon gol shumë të bukur

Sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj ka realizuar të shtunën mbrëma golin e tij të parë në edicionin 2019\2020 të La Ligas spanjolle.

Reprezentuesi i Belgjikës, Januzaj, shënoi në fitoren 3:0 të Real Sociedadit ndaj Valencias. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 25-të të kampionatit spanjoll.

Januzaj 25-vjeçar, shënoi në minutën e 43-të për rezultatin përfundimtar të takimit. Januzaj realizoi gol shumë të bukur me goditje nga distanca. Ai startoi në pozitën e sulmuesit të djathtë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të.

Sociedadi është në vend të katërt me 40 pikë. Januzaj ka kontribuar me tri asistime në këtë edicion. Tani ka edhe gol të shënuar. Në ndeshjet për Kupë ka katër gola në po aq ndeshje.