Ronaldo shënon në ndeshjen e 1000-të, barazon rekordin e Serie A

Juventusi fiton në ndeshjen jubilare të Ronaldos

22 February 2020 19:05
20:23

Juventusi e ka fituar ndeshjen në të cilin Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes. Të shtunën mbrëma kampioni i Italisë fitoi në udhëtim ndaj SPAL-it me shifrat 2:1, në xhiron e 25-të të Serie A.

Ronaldo shënoi për 1:0 në minutën e 39-të. Për të ishte ndeshja e 1000-të në nivel senior me klub e përfaqësuese. Ai po ashtu barazoi rekordin e Serie A duke shënuar në njëmbëdhjetë ndeshje rresht.

Aaron Ramsey shënoi për rezultatin 2:0 në të mirë të Juventusit, në minutën e 60-të. SPAL-i ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 69-të kur Andrea Petagna shënoi nga penalltia.

Juventusi udhëheq në tabelë me 60 pikë, katër më shumë se Lazio që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në portën e SPAL-it ishte Etrit Berisha.

19:05

Ronaldo shënon në ndeshjen e 1000-të, barazon rekordin e Serie A

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka barazuar rekordin e Serie A duke shënuar gol në njëmbëdhjetë ndeshje rresht. Superylli portugez shënoi në ndeshjen që Juventusi po e luan në udhëtim ndaj SPAL-it, në kuadër të javës së 25-të të Serie A.

Për Ronaldon është ndeshja e 1000-të në futbollin senior, për klube e përfaqësuese.

Ronaldo shënoi për 1:0 në minutën e 39-të, duke barazuar rekordin që e mbajnë Fabio Quagliarella dhe Gabriel Batistutua. Quagliarella shënoi në njëmbëdhjetë ndeshje rresht edicionin e kaluar për Sampdorian, ndërsa Batistuta e arriti këtë në vitin 1994 për Fiorentinan.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme