Rashfordi mund të humbë “Euro 2020”

Rashfordi mund të humbë “Euro 2020”

21 February 2020 22:30

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, mund të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Anglisë në “Euro 2020”.

Ylli i “Djajve të kuq” ka pësuar një lëndim në shpinë në fillim të muajit të kaluar dhe nga ajo kohë ka mbetur jashtë fushave.

Megjithatë, shqetësimi është edhe më i madh pasi nuk pritet një rikthim i shpejtë i sulmuesit në fushat e blerta.

Sipas “The Mirror”, Rashford mund të jetë në dyshim edhe për paraqitjen e tij me Anglinë në “Euro 2020”.

Madje Federata Angleze e Futbollit do të kërkojë të shikojë raportet mjekësore të Rashfordit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme