Zyrtarë të klubit të futbollit Flamurtari, e kanë vlerësuar shqetësuese situatën nëpër të cilën po kalon futbollisti serb, Ilija Iviq.
Futbollistit serb, të premten, i janë përjashtuar prindërit nga puna, nëna nga Komuna e Graçanicës, kurse babai nga sistemi arsimor, pasi atij iu bë ftesa për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës (U19).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me shqetësimin më të madh jemi duke e përcjell situatën rreth presioneve mbi familjen e futbollistit, Ilija Iviq, të orkestruara nga qarqe të caktuara politike. Ne si klub, jemi në koordinim me instancat relevante për hapat e mëtejmë, njëkohësisht do të qëndrojmë pranë futbollistit dhe familjes së tij”, thuhet në komunikatën e klubit Flamurtari.
Iviq ka kohë që luan për Flamurtarin.