Sport

Rashford në dyshim për “Euro 2020"

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se paraqitja e sulmuesit Marcus Rashford në Evropianin 2020 është në dyshim.

Rashford ka marrë një lëndim të shpinës gjatë ndeshjes së rrethit të tretë të FA Cup të Anglisë kundër Wolverhamptonit muajin e kaluar. Ai është lojtar bazë në përfaqësuesen e Anglisë.

“Shpresoj që ai të luajë këtë stinor. Do kohë, unë nuk jam mjek. Po shpresoja se do të rikuperohej më shpejt, por duket se do të mungojë disa muaj. Nëse nuk është qind për qind atëherë nuk do të shkojë në Evropian”, ka thënë Solskjaer të mërkurën në konferencë për media, para ndeshjes së parë të 1/16 së finales të Ligës së Evropës që Unitedi e luan kundër Club Brugges.

Evropiani nisë më 12 qershor dhe mbaron më 12 korrik. Anglia ndeshjen e parë në grup e luan kundër Kroacisë më 14 qershor.