Sport

Conte respekton Ludogoretsin

Foto: Reuters

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka kërkuar nga futbollistët e tij që të luajnë me mentalitetin e duhur dhe të japin më të mirën nga vetja kundër Ludogoretsit të enjten në Ligën e Evropës.

Ndeshja e parë e 1/16 së finales të Ligës së Evropës do të luhet të enjten në Bullgari.

“Ne po flasim për një klub që është mësuar të garojë në kupat evropiane. Klub që kryeson në Bullgari me një epërsi të thellë, kështu që duhet t’i qasemi ndeshjes me mentalitetin e duhur dhe me përkushtim. Ludogoretsi është në formë të mirë dhe ka fituar ndeshjen e fundit 6:0. Kështu që duhet të jemi të gatshëm”, ka thënë Conte të mërkurën në konferencë për media.