Sport

Emre Can te Dortmundi deri në vitin 2024

Skuadra gjermane Borussia Dortmund ka siguruar shërbimet e futbollistit Emre Can për kohë të gjatë. Can 26-vjeçar aktualisht është i huazuar te Dortmundi nga Juventusi.

Por klubi gjerman ka njoftuar të martën se ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferim të plotë të reprezentuesit të Gjermanisë.

"Kontrata e huazimit të Canit është e vlefshme deri në qershor. Nga 1 korriku do të hyjë në fuqi kontrata e Dortmundit me Canin, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e Borussia Dortmundit.