Qendërmbrojtësi italian Giorgio Chiellini, pritet të vazhdojë kontratën me Juventusin edhe për një vit, bën të ditur “Goal.com” të martën.
Chielini ka kaluar 15 vite te Juventusi, por po synon të mbetet edhe më gjatë. Kontrata e tashme e Chiellinit me Juventusin skadon në verën e këtij viti.
Chiellini 35-vjeçar vetëm sa është kthyer pas një lëndimi të ligamenteve të gjurit, që e mbajti disa muaj jashtë fushe. Ai luajti 12 minuta në fundjavë në ndeshjen që Juventusi e fitoi 2:0 ndaj Brescias në Serie A.