Sport

Son ka thyer dorën, mungon disa javë

Sulmuesi jug-korean Son Heung-min do të qëndrojë disa javë jashtë fushe pasi ka thyer dorën e djathtë gjatë ndeshjes të cilën Tottenhami e ka fituar të dielën në Premier League ndaj Aston Villas me rezultatin 3:2.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të martën. Son nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën të mërkurën në ndeshjen e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut. Son do të operohet këtë javë, ndërsa mund të mungojë deri në dy muaj.