Sport

“Istanbul 20” topi i fazës nokaut të Ligës së Kampionëve

Topi me të cilin do të luhen ndeshjet e fazës nokaut të Ligës së Kampionëve është “Istanbul 20”. Topi i prodhuar nga Adidasi ka marrë emrin sipas qytetit të Stambollit, ku do të mbahet finalja e Championsit më 30 maj.

Në top është vizatuar harta e qytetit historik turk. Finalja do të luhet në stadiumin “Ataturk”. Topi do të përdoret në [do ndeshje të fazës nokaut duke nisur nga ndeshjet e të martës ato mes Atletico Madridit e Liverpoolit dhe Borussia Dortmundit e Paris Saint-Germainit.