Sport

Caktohen çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll

Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli janë çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Shorti për gjysmëfinalen është hedhur të martën në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 8 prill, ndërsa ato të kthimit më 22 prill. Fitues i Kupës edicionin e kaluar ishte Feronikeli.