Toure pritet të vazhdojë karrierën në Brazil

Toure pritet të vazhdojë karrierën në Brazil

18 February 2020 09:51

Klubi brazilian Botafogo është pranë transferimit të ish-mesfushorit të Barcelonës e Manchester Cityt, Yaya Toure.

Botafogo po insiston të transferojë 36-vjeçarin, që së fundi ishte pjesë e klubit kinez Qingdao Huanghai. Sipas “GloboEsporte”, negociatat mes përfaqësueseve të Toures dhe klubit brazilian ende po vazhdojnë, po pritet të finalizohen të mërkurën apo të enjten. Toure është i interesuar të vazhdojë karrierën në Brazil, por Botafogos i duhet ndihmë financiare nga investuesit. Por, ka shpresa të gjenden paratë siç u gjetën për transferimin e yllit japonez Keisuke Honda.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme