Sport

UEFA do të zgjedhë lojtarin më të mirë në çdo ndeshje të fazës nokaut të “Championsit”

UEFA do të zgjedhë lojtarin më të mirë në çdo ndeshje të fazës nokaut të “Championsit”

UEFA do të ndajë një çmim zyrtar të lojtarit më të mirë të ndeshjes në çdo përballje të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve. Lajmin e ka bërë të ditur UEFA në faqen e saj zyrtare të hënën.

Mbikëqyrësit Teknik të UEFA-s në çdo ndeshje të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve do të vendosin se kush meriton çmimin e lojtarit të ndeshjes, ku trofeu do t’i dorëzohet çdo lojtari pas përfundimit të ndeshjes.