Kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard thotë se do të shoh me vëmendje nëse Premier League do ta ndëshkojë Manchester Cityn për shkeljeve të rregullave financiare.
City është suspenduar nga Liga e Kampionëve për dy stinorët e ardhshëm dhe është gjobitur me 30 milionë euro, pasi një hetim i UEFA-s ka zbuluar shkelje të Fer Plejit Financiar (FFP) nga City.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCity ka mohuar akuzat dhe ka paralajmëruar se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS). “Unë vërtetë jam i interesuar në këtë”, ka thënë Gerrard, që tash është trajner i Rangersit. “UEFA ka marrë një vendim mjaft të fortë. Jam i sigurt që City do të apeloj, kështu që të shohim rezultatin”.
Premier League ka hapur hetim ndaj Cityt. City në stinorin 2013-14 kishte fituar ligën me dy pikë epërsi ndaj Liverpoolit. Kapiten i Liverpoolit në atëkohë ishte Steven Gerrard. Gerrard ishte figurë tragjike e Liverpoolit atë edicion, pasi kishte bërë një gabim të rëndë në ndeshjen ndaj Chelseat, kur kishte rrëshqitur dhe i kishte dhuruar golin e fitores Chelseat. Ajo humbje i kushtoi edhe me humbje të titullit Liverpoolit.
Nëse Premier League merr masa ndaj Cityt atëherë Liverpoolit mund t’i jepet titulli. Tifozët e Liverpoolit kanë kërkuar që Gerrardit t’i jepet medalja e kampionit nëse ndodh kjo.