Sport

Gullit: E kuptueshme nëse Guardiola largohet nga Man. City

Foto: Reuters

Largimi i Pep Guardiolas nga posti i kryetrajnerit të Manchester Cityt do të ishte i kuptueshëm, pas përjashtimit të skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve, ka vlerësuar futbollisti legjendar holandez dhe analisti i BBC-së, Ruud Gullit.

UEFA ka marrë vendim për t’i ndaluar Man. Cityt pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për dy vite për shkelje serioze të rregullit të Fer Plejit Financiar. Po ashtu CIty është gjobitur me 30 milionë euro. City ka apeluar vendimin.

“Unë mund ta kuptoj nëse Pep largohet, pasi ai dëshiron të jetë në Ligën e Kampionëve. Është ‘Grali i Shenjtë’ për të. Ai dëshiron ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve”, ka thënë Gullit.

Guardiola ka fituar Ligën e Kampionëve si trajner me Barcelonën në vitin 2009 dhe 2011, por ka dështuar të fitojë këtë trofe gjatë tri viteve te Bayern Muencheni e po ashtu edhe me Man.Cityn ku gjendet që nga viti 2016.