Lazio ka mposhtur Interin 2 me 1 në derbin e xhiros së 24-të në Serie A, për të marrë pozitën e dytë në tabelë, e për të kërcënuar Juventusin në krye.
Kjo fitore e klubit nga Roma erdhi me përmbysje.
Ashley Young kaloi Interin në epërsi në pjesën e parë, para se Ciro Immobile e Milinkoviq-Saviq të shënon në pjesën e dytë për Lazion.
Lazio tani ka 56 pikë në pozitën e dytë në tabelë, një më pak se Juventusi që prin. Interi mbetet i treti me 54 pikë.
-
16 shkurt 2020 23:42
-
Shpërndaje në: