Sport

Sancho, i shtrenjtë për Chelsean

Descriptive Text

Chelsea ka shprehur interesim ta ketë në radhët e tyre sulmuesin e talentuar të Dortmundit, Sancho, transmeton KTV.

Por, te skuadra angleze nuk janë të interesuar të shpenzojnë 120 milionë euro për futbollistin e Anglisë.

Synimi i tyre është që ta transferojnë me një çmim më të ulët, por Dortmundi insiston se vlera e tij është reale.

Për Sanchon interesim kanë shprehur edhe shumë skuadra të mëdha në Angli, Spanjë dhe Itali.

19-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 15 gola dhe ka kontribuuar me 17 asistime.

Pjesë e Dortmundit është që nga viti 2017, derisa ka kontratë deri në vitin 2022.