Edicioni aktual mund të jetë i fundit për Milot Rashicën te Werder Bremeni. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Altin Lala, raportuan të premten mediat gjermane.
“Ju duhet të jeni të gatshëm për të gjithë skenarët”, ka thënë Lala për mundësinë e largimit të Rashicës në rast se Werderi nuk siguron mbijetesën në Bundesligë, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashica është prej pak pikave të ndritura të Werderit këtë edicion. Skuadra po garon për mbetje në Bundesligë.
“Nuk dua të përmend emra. Por ka skuadra të interesuara”, ka shtuar Lala.
Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.