Real Madridi ka fituar thellë 4 me 1 ndaj Osasunas në xhiron e 23-të në La Ligë, për të ikur në krye të tabelës.
Isco, Sergio Ramos, Lucas e Luka Joviq shënuan për Realin, pas golit që e realizoi Garcia te Osasuna.
Në tabelë, Reali prin me 52 pikë të tubuara, gjashtë më shumë se Barcelona që e ndjek me një ndeshje më pak të zhvilluar.
