Sport

Belotti në radarin e Napolit

Napoli e ka kthyer vëmendjen te sulmuesi Andrea Belotti, të cilin e kërkuan nga Torino në verën e vitit 2017 dhe 2018.

Kapiteni i “Granatas” është njëri prej sulmuesve më të mirë në elitën e futbollit italian, dhe me 15 gola e tri asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat, e ka marrë sërish vëmendjen e drejtuesve napolitan, transmeton KTV.

26-vjeçari Belotti është futbollist i Torinos që prej vitit 2015/16 dhe ka kontratë deri në qershor të 2022-s.

Çmimi i vendosur nga klubi torinez për të është 45 milionë euro, teksa gjiganti i sulmit është edhe nën përcjelljen e Atletico Madridit në Spanjë, si dhe West Hamit në Angli.