Nga një e ndezur e cigares me uniformë të Përfaqësueses në pritje të aeroplanit, dukej skandal i mjaftueshëm nga lojtarët e futsallit për të mos i marrë fare me vete.
Por Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e heshti skandalin, ku tre reprezentues të Kosovës u panë teksa tymosnin në ambientet e jashtme të Aeroportit të Prishtinës, ndërsa po prisnin të niseshin për në Gjeorgji për të zhvilluar fazën kualifikuese për “Euro 2022”, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesja e futsallit shkoi në Gjeorgji, fitoi një ndeshje, dy të tjera i humbi dhe u kthye në vend. Dhe, vetëm pas kthimit, Federata ka marrë vendim ta dënojë skandalin.
Të mërkurën, tre futbollistët që u fotografuan nga një tifoz duke pirë cigare janë suspenduar nga Përfaqësuesja e futsallit me vendim të Këshillit për Çështje Emergjente pranë FFK-së. Lojtarët janë Oso Gjinovci, Dardan Topilla dhe Bajram Ramadani.
Komisioni ka dhënë edhe arsyetimin, ndërkohë kreu i FFK-së, Agim Ademi, ka treguar pse Federata nuk është marrë menjëherë me incidentin...(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)