Sport

Përjashtohen tre duhanpirësit e Kombëtares së futsallit

Përjashtohen tre duhanpirësit e Kombëtares së futsallit

Këshilli për çështje emergjente i Federatës së Futbollit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhje dhe ka analizuar dhe shqyrtuar pjesëmarrjen e Kombëtares së futsallit në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin evropian 2022 në Gjeorgji.

Është konstatuar se kjo Kombëtare nuk pati rezultatet të mira, duke mos arritur të përmbush objektivat e saj për kualifikim për rrethin elitë, thuhet në njoftimin e Federatës, transmeton Koha.net.