Sport

Arteta, fjalë të mira për Mustafin

Foto: The Guardian

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e Shkodran Mustafit në ndeshjen kundër Burnleyt.

Ai ka thënë se Mustafi ka reaguar mirë në fushë pas paraqitjes së dobët ndaj Chelseat.

Arteta ka treguar se Mustafi është duke u treguar i mirë në stërvitjet e Arsenalit dhe pret nga ai të marrë edhe më shumë përgjegjësi në fushë, transmeton KTV.

“Unë i thashë që mund të bëjë një gabim, por mua më pëlqen reagimi i tij më pas. Ai është duke stërvitur shumë mirë dhe unë mendoj se ai e dëshmoi veten në ndeshje”, ka thënë Arteta.

27-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe një asistim në 14 ndeshje.

Ai me Arsenalin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.