Jose Mourinho, trajneri i Tottenhamit, sërish ka treguar stilin e tij të veçantë si trajner, gjatë ndeshjes me Manchester Cityn.
Portugezi reagoi disa herë gjatë ndeshjes që Tottenhami e fitoi 2 me 0 në Premier Ligë, ndërsa një prej reagimeve ka bërë bujë në rrjete sociale.
Në minutën e 40-të, Manchester City pati rastin të kalonte në epërsi, por Ilkay Gundogan humbi penaltinë. Në topin e kthyer Raheem Sterling kërkoi një penalti të dytë pasi pretendonte për një kontakt nga portieri i londinezëve Hugo Lloris. Gjyqtari rishikoi rastin përmes VAR-it dhe konkludoi se nuk kishte të bënte me një penalti të dytë. Pasi u ul duke qeshur i lumtur për pritjen që portieri i tij bëri, asistenti i Mourinhos kërkoi kartonin e verdhë për simulim për Sterlingun. Pas kësaj ai i kujtoi Mourinhos se do të ishte kartoni i dytë për Sterlingun dhe përjashtim i tij, me ç’rast Mourinho shpërthen duke vrapuar drejt gjyqtarit anësor.