Sport

Tottenhami mposht Cityn për t’ia “shuar” shpresat për titull

Foto: Reuters

Tottenhami ka mposhtur 2 me 0 Manchester Cityn në xhiron e 25-të të Premier Ligës për t’ia zbehur tej mase shanset për titull në Angli.

Steven Bergwijn realizoi në debutim, ndërsa golin tjetër për ekipin e Jose Mourinhos e shënoi Heung-Min Son. Golat erdhën në minutat 63 dhe 71.

Nga minuta e 60-të, City ishte me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Oleksandr Zinchenkos.

Në tabelë, City është i dyti me 51 pikë, plot 22 më pak se lideri Liverpool. Tottenhami është i pesti me 37.

Image