Kosova pëson thellë nga Gjermania

Kosova pëson thellë nga Gjermania

30 January 2020 14:37

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka pësuar thellë nga Gjermania në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2022.

“Dardanët” pësuan 8 me 4. Drilon Maxharraj realizoi dy gola për Kosovën, ndërsa nga një e shtuan Malush Qerimi e Melos Kelmendi.

Në Grupin F, Kosova është e treta me tri pikë. Gjermania e Gjeorgjia kanë po aq pikë, me Gjeorgjinë nikoqire që ka të zhvilluar një ndeshje më pak. Austria është e fundit, pa pikë. Në ndeshjen e fundit dhe vendimtare, Kosova luan me Gjeorgjinë në përpjekjen për të siguruar vend në dy pozitat e para që çojnë në fazën tjetër.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme